Angelina Jolie pas ndarjes nga Brad Pitt: E humba vetën
Angelina Jolie ka folur hapur për divorcin e saj me Brad Pitt.
Aktorja 44 vjeçare e ka quajtur ndarjen nga aktori 55 vjeçar si ‘moment të komplikuar’.
Ajo u shpreh për revistën franceze Madame Figaro se ‘nuk e njoha veten më’.

Jolie e cila së fundi bëri premierën e Maleficent: Mistress of Evil, i ka thënë revistës se ajo nuk e di se çfarë mban fati i saj, ajo është në një “periudhë tranzicioni, si kthimi në shtëpi, një kthim në veten e saj”.
“Unë kisha humbur veten pak”, shpjegoi ajo për momentin kur “marrëdhënies së saj me Brad po i vinte fundi. Ndjeva një trishtim të thellë dhe të vërtetë, u lëndova”, u shpreh aktorja.

“Të gjitha këto gjëra vendosen tek ju dhe ju kujtojnë se sa keni fat që jeni gjallë”, tha tutje Jolie.
Jolie dhe Pitt u martuan në vitin 2014, ndërsa u divorcuan dy vite më vonë. Ata janë prindër të gjashtë fëmijëve./Indeksonline/