Votim pa incidente në Komoran
Votim i qetë po zhvillohet edhe në Komoran të Drenasit. Në shkollën “Xheladin Gashi” të drejtën e votimit e kanë mbi 5 mijë qytetarë ndërsa deri në këtë kohë një numër i vogël i tyre e kanë kryer obligimin.
Menaxheri i Qendrës së Votimit, Agron Jusufi, ka thënë për Indeksonline se procesi i votimit po shkon normalisht dhe se nuk është regjistruar asnjë parregullësi deri në këtë kohë.
Ai ka thënë se dalja në votime është e ulët, mirëpo shpreson që pasdite numri i atyre që do tu drejtohen kutive të votimit do të rritet./Indeksonline/