Ambasadori Kosnett drekon në Shatërvan të Prizrenit
Qytetarët e vendit tonë, sot po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Deri më tani procesi ka shkuar i qetë dhe pa incidente të mëdha.
Edhe Ambasada Amerike, ka angazhuar mbi tridhjetë ekipe në të gjithë Kosovës për të vizituar qendrat e votimit. Ndërsa shkollën “Kral Milutin” në Graçanicë, e ka vizituar ambasadori amerikan, Philip Kosnett.
Pas, kësaj vizite, ambasadori Kosnett ka vazhduar drejt Prizrenit, madje ai ditën me diell ka vendosur ta shijoi në një nga restorantet e këtij qyteti.
Ai ka ndaluar pikërisht në Shatërvan për të drekuar./Indeksonline/

