Edhe nëna Ferdonije voton, për të ardhmen e popullit tonë
Ajo sot iu drejtua e vetme kutive të votimit.
Kjo ditë me diell, mund të jetë shpresë jo vetëm për të, por edhe për të ardhmen e vendit tonë.
Heroina, që tokës sonë ia fali katër djemtë dhe bashkëshortin të saj, për liri dhe pavarësi, iu bashkua qytetarëve të tjerë, duke shfrytëzuar të drejtën për votim, përcjellë Indeksonline.
Ferdonije Qerkezi, është shembulli më i mirë, një mesazh i fuqishëm, që secili sot duhet të vendos për vendin dhe të ardhmen e tij.
Me një buzëqeshje në fytyrë, e fytyrën e mbuluar nga rudhat që ia theksonin rrezet e diellit, ajo na shfaqet në fotografinë e publikuar në rrjetin social Facebook.
“#VendVotimi2019
Une e kreva obligimin tim si qyetatre”, ka shkruar zonja Ferdonije./Indeksonline/
