Deri në ora 19:00, në votime dolën 43.42% e qytetarëve
Zgjedhjet e parakohshme u zhvilluan gjatë ditës së sotme në Kosovë.
1.937.868 qytetarë ishin të regjistruar si votues të rregullt në këto zgjedhje. Sipas informacioneve të Komisionit Qendror Zgjedhor deri në ora 19:00, përqindja e daljes në votime ishte 43.42 përqind.
Përqindja më e madhe e daljes në votime gjatë ditës së sotme ishte në komunat me shumicë serbe.
Dalja më e madhe në këto zgjedhje ishte pikërisht në komunën e Prishtinës me 58.70%./Indeksonline/