Rashica: Koha për Kombëtaren
Milot Rashica i ka siguruar barazimin sonte Werderit duke shënuar një gol nga penaltia në minutat e fundit të ndeshjes.
E kjo ndeshje për Rashicën duket se nuk ka qenë aq e lehtë. Kjo për arsyje se Miloti përmes një shkrimi në Facebook ka thënë që ishte një lojë e vështirë mirëpo një pikë e rëndësishme.
Po ashtu Rashica nuk e ka harruar Kombëtaren e Kosovës pasi që ai tha se tani është koha për detyrë në kombëtare.
Kosova javën e ardhshme do të luaj në miqësor kundër Gjibraltarit kurse më 14 tetor do të luaj kundër Malit të zi.
Postimi i plotë i Milot Rashicës:
Tough game tonight,but at the end an important point!!! We keep going. Time for international duty