75 Mall Live Search
22:52 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

E pranon Kadri Veseli: PDK-ja shkon në opozitë

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është deklaruar para mediave pas rezultatit të publikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor bazuar në 70% të votave.

“Së bashku me PDK-në kemi punuar shumë që ti fitojmë këto zgjedhje, por nuk fituam.Qytetarët kanë dhënë goditjen e tyre dhe ne e pranojmë. PDK do të kalojë opozitë, pra ne do të vazhdojmë ti shërbejmë kombit dhe shtetit”, tha Veseli, raporton Indeksonline.

Veseli ka deklaruar se është shumë falënderues dhe mirënjohës ndaj mijëra njerëzve që ka takuar gjatë këtyre javëve dhe me të cilët kanë ndarë momente të jashtëzakonshme bashkë.

“Anëtarëve dhe aktivistëve të PDK-së u them të ndjehen krenarë me punën e tyre sepse edhe unë ndjehem krenar me ju. Keni bërë punë të madhe dhe besimi im te ju është i palëkundur”, tha Veseli, transmeton Indeksonline.

Tutje ai tha se ata duhet të punojnë ende për një Kosovë më të mirë, dhe se PDK nuk do të ndalet./Indeksonline/