75 Mall Live Search
08:59 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

22 lindje gjatë vikendit në spitalin e Pejës

22 lindje kanë qenë gjatë vikendit që sapo kaluam në spitalin e Përgjithshëm të Pejës. 19 lindje kanë qenë normale dhe 3 me prerje cezariane.

Kanë ardhur në jetë 22 foshnja dhe sa i përket gjinisë 10 foshnja janë të gjinisë mashkullore e 12 të gjinisë femërore.


813 pacientë janë trajtuar si raste emergjente gjatë vikendit dhe 61 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.


Analiza kanë kryer 394 pacientë që në total kanë bërë 4,889 analiza.
14 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi. /Indeksonline/