75 Mall Live Search
10:33 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

Rama dhe Zaev takohen me Vuçiqin të enjten në Novi-Sad

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev të enjten, më 10 tetor në Novi- Sad.

Sipas një deklarate nga kabineti i presidentit të Serbisë, takimi trepalësh, do të mbahet në pavijonin e Oficerëve të Kalasë “Petrovaradini”, raporton Tanjug.