75 Mall Live Search
11:27 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

Tenton t’ia marrë fëmijën me zor

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dje në Gllogoc një person të dyshuar pasi që ai ka tentuar ta merrte fëmijën tetë vjeç nga një grua.

Sipas policisë i dyshuari gjatë arrestimit ka shfaqur shenja që është me probleme psikike dhe ai është dërguar në neuropsikiatri në Qendrën Klinike Universitare.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.