Kandidatët më të votuar të Vetëvendosjes në Ferizaj
Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të dilte paratia e parë në Ferizaj.
Në publikimin e KQZ-së del se partia e Albin Kurtit ka fituar gjithësej 16.982 vota.
Ndërsa, Indeksonline mëson se nga kjo komunë pritet të jenë katër deputetë.
Top katërshja më e votuar del të jenë: Valon Ramadani, Hekuran Murati, Haki Abazi dhe Dimal Basha.




Ndryshe, partia e dytë në Ferizaj ka dalë PDK-ja me 12.599 vota, ndërsa e treta LDK-ja e Muharrem Sfarqës me 12.285 vota.
