75 Mall Live Search
12:54 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

PDK-së iu vodhën votat nga formulari i KQZ-së, partitë kërkojnë rinumërim të tyre

Tashmë kur ka përfunduar numërimi i votave të 6 tetorit, po dalin në pah edhe defektet që e kanë përcjell këtë proces.

Ajo që bie në sy është se në formularin e përputhjes së të dhënave dhe rezultateve është identifikuar një gabim në disejnimin e këtij dokumenti. Formulari me renditjen e subjekteve politike fillon me nr. 111- Partia Liberale Egjiptiane, mirëpo në krahun e djathtë mungojnë katrorët ku vendoset rezultati i subjektit garues në vendvotim.

Përdorimi i këtij formulari të manget ka çuar në shtrembërim dhe dëmtim të rëndë të prcoesit të numërimit dhe mospasqyrim i drjetë i bartjes së rezultateve të votave në këtë formular. Kjo parrëgullsi është vërejtur dhe ekziston në të gjitha formularet e këtij lloji dhe kjo ka rezultuar me shterembërim të rezultateve në të gjitha vendvotimet e Republikës së Kosovës.

Kështu në vend votat e PLE-së të jenë në rubrikën e saj, ato janë bartur në kolonën tjetër, që në këtë rast është PDK-ja. Ndërsa votat e PDK-së i janë bartur partisë, e cila ka qenë në radhë dhe kështu ka vazhduar në secilën kolonë të numërimit të votave. Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike dhe Nisma Socialdemokrate po kërkojnë rinumërim të votave.