75 Mall Live Search
12:54 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Migjen Basha nënshkruan me Melbourne Victoryn

Skuadra e Melbourne Victorys ka zyrtarizuar marrëveshjen me futbollistin shqiptar, Migjen Basha.

Ky i fundit ka nënshkruar kontratën 2- vjeçare me ekipin australian. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, edicionin e kaluar luajti në Greqi te skuadra Aris.

Suksesin më të madhe gjatë karrierës e pati te skuadra e Torinës në vitet 2012-2015, duke u paraqitur në elitën e futbollit italian.

Te skuadra Melbourne Victory, më parë ka luajtur edhe sulmuesi Besart Berisha, i cili kishte bërë histori, duke arritur të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve. /Indeksonline/