Përfundon numërimi 100% në Prishtinë, Vetëvendosje lë shumë prapa LDK-në
Komisioni Qendror Zgjedhor ka përfunduar numërimin e votave në kryeqytet.
Tashmë në Prishtinë dihet se kush është fitues. Lëvizja Vetëvendosje mori 37 mijë e 387 vota, apo 37.23% të votave, transmeton Indeksonline.
Kurse Lidhja Demokratike të Kosovës mori 32.636, apo 32.50%, duke vazhduar me PDK-në me 15 mijë e 511 vota apo 15.45%, AAK-PSD mori 7 mijë e 633 vota apo 7.60%./Indeksonlin/