75 Mall Live Search
14:41 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

Norvegjezi, që terrorizoi myslimanët në xhami jep një përshëndetje naziste në gjykatë

Zyrtari i policisë Pal-Fredrik Hjort Kraby, zbuloi më parë se si shpjegimi dhe provat teknike të Manshaus, “mbështesin versionin që ajo (motra e tij nga ana e babait) u vra për shkak të asaj që sulmuesi e konsideron si raciste, sepse ajo ishte me origjinë aziatike”

Z. Rafiq ishte në mesin e tre personave brenda kur një burrë u përplas me “dy armë zjarri” dhe mbante një uniformë me pancir.

Policia tha se i dyshuari po monovronte armën, ndërsa ishte në xhami, por nuk specifikoi se çfarë lloji.

Pasi theu një derë qelqi, personi i armatosur shtiu para z. Rafiq dhe Mohamed Iqbal, të cilët ndihmuan për ta ndaluar atë.

Oficeri i pensionuar i Forcës Ajrore Pakistaneze përshkroi se po luftonte me të.

Z. Rafiq tha: “Ai vuri gishtin të tërin brenda syrit tim”.

Ai ishte personi i vetëm i plagosur në xhami, edhe pse kishte shumë të shtëna armësh, sipas policisë.

Kryeministrja Erna Solberg e quajti sulmin e tentuar një “sulm të drejtpërdrejtë ndaj muslimanëve norvegjezë”.

Manshausi, i cili po mbahet në paraburgim në pritje të akuzave zyrtare, ka pranuar faktet por ka hedhur poshtë dyshimet për “aktin terrorist” dhe “vrasjeve”

Më 9 shtator, në një seancë gjyqësore për të zgjatur paraburgimin, Manshausi ngriti krahun në një përshëndetje naziste për mediat e mbledhura. /IndeksOnline/