Çmenduria e britanikëve, ofrojnë paketa turistike për gjuetarët e luanëve
Fluturimet nga Mbretëria e Bashkuar janë bërë më të lira dhe shumë kompani u ofrojnë gjahtarëve oferta, ku nuk iu duhet të paguajnë kosto shtesë për të udhëtuar në vende të ndryshme si Afrika e Jugut, Botsvana dhe Namibia, ku mund të vrasin kafshë të rralla kryesisht luanë, por edhe rinoqerontë, drerë etj.
“Rezervoni një gjueti luani me ne, merrni një luaneshë falas”, thuhet në reklamën e kompanisë ‘Mkulu African Hunting Safaris’.
Eduardo Goncalves, nga fushata “Ban Trophy Hunting” është shprehur se biznesi po lulëzon.
“Më parë, ishin vetëm kolonelët e ushtrisë që shkonin për të gjuajtur në safari, sot ka edhe inxhinierë, menaxherë, madje edhe pensionistët që vrapojnë për të vrarë kafshët e egra për argëtim”, është shprehur Goncalves.