75 Mall Live Search
20:25 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Blero flet për projektet e reja muzikore dhe jetën private

Këngëtari i njohur dhe mjaft i dashur për publikun shqiptarë, Blero, njihet për këngët e tij që vazhdimisht priten mirë nga fansat, shkruan Indeksonline.

Blero javë më parë u martua me partneren e tij prej vitesh Afrona Dika, duke organizuar një dasmë madhështore.

E tashmë planet e Bleros për projekte të reja janë mjaft ambicioze.

I kontaktuar nga Indeksonline, ai ka thënë se është duke punuar në 4 apo 5 projekte muzikore, disa prej tyre bashkëpunime me kolegë të tij, derisa këngët sipas të gjitha gjasave pritet të lansohen në muajin nëntorë, e që të jetë gati me këto projekte për xhirimet e vitit të ri.

Ai gjithashtu ka folur edhe sa i përket jetës private, duke treguar se jeton në Prishtinë me bashkëshorten dhe shprehet tejet i lumtur që është martuar me një grua si Afrona Dika. /Indeksonline/