75 Mall Live Search
23:30 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

Tifozër Milanit kujtojnë intervistën e Piolit: Jam tifoz i Interit, kam lindur zikaltër

Pavarësisht ecurisë negative të skuadrës, dhe fushatës për largimin e Giampaolos, tifozët e Milanit duken sërish të pakënaqur me zgjedhjen e drejtuesve, për t’i besuar skuadrën Piolit.

Të zemëruar nga kjo zgjedhje fansat kuqezinj kanë shpërthyer në rrjetet sociale, duke publikuar meme tallëse si dhe hashtagun #Pioliout!

Sikur të mos mjaftonte kjo, tifozët kanë sjellë në kujtesë një intervistë të trajnerit në vitin 2016, ku ai drejtonte Interin, teksa shprehej:

Jam tifoz i Interit. Familja ime është e gjitha interiste. Pastaj, profesioni im më mori diku tjetër, por besimi im është këtu. Jam rritur me korin “me Bekalosin dhe Pasinaton do fitojmë kampionatin”, deklaronte Pioli në vitin 2016.