75 Mall Live Search
12:02 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kapen 7 kamionë, duke hedhur ngarkesat pa leje, në Prishtinë

Shtatë kamiona të mëkurën janë kapur në flagrancë nga Inspekcioni i Prishtinës.

Ata pa leje po hedhnin ngarkesat në periferi të Prishtinës, tashmë sa kohë, shkruan IndeksOnline.

Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri, pos që i ka detyruar të largoheshin pa u zbrazur, i ka dënuar me 700 euro.

Ky është postimi  i plotë i Adonis Tahirit:

Pas ankesave nga banorët, kapen në flagrancë 7 kamionë duke hedhur dhe në periferi të Prishtinës, pa leje përkatëse.

Inspektori përveç që i ka detyruar të largoheshin pa e zbrazur ngarkesat, ka shqiptuar edhe gjobën prej 700 eurosh.

Bashkë, ta ruajmë mjedisin!