75 Mall Live Search
12:50 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ja pse Milani dështoi ta merrte Spallettin?

Dëshira e Milanit ishte të nënshkruante me Luciano Spallettin, por në pamundësi ish-trajneri i Interit të çlirohej nga kontrata me zikaltrit drejtuesit e “Djallit” ishin të detyruar të zgjidhnin Stefano Piolin.

Mediet italiane kanë zbuluar dhe prapaskenat e dështimit të bisedimeve me 60-vjeçarin, i cili mësohet se ka pasur një debat të ashpër me Beppe Marottan.

“Nëse Conte merr 12 milionë euro, mua duhet të m’i jepni të paktën 5 milionë”, Janë këto fjalët e Spalletti, drejtuar administratorit zikaltër gjatë një bisede telefonike që kanë pasur të hënën.

Spalleti ka ende kontratë me Interin deri në qershor të vitit 2021, nga e cila përfiton 5.4 milionë euro në sezon, plus bonuset.

Suningu i ka ofruar pagën e 3 muajve të fundit të vitit 2019 për një total prej 2 milionë e 700 mijë eurosh, por në këtë pikë bisedimet për prishjen me marrëveshje të kontratës u ndalën. Nuk vlejti as tentativa e fundit e trajnerit me një mesazh drejtuar presidentit Steven Zhang, me të cilin ruajtur marrëdhënie të mira.

Tashmë Spalletti, do të vazhdojë t’i shijojë pushimet, pasi pagën e ka të garantuar si trajneri i Interit deri në fund të sezonit.