Kurti deklarohet për takimin me Grenell: Përmbajtja e dialogut është më e rëndësishme se afatet
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është deklaruar pas takimit që zhvilloi sot me përfaqësuesin e Presidentit të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell dhe ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.
Kurti falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e dhënë drejt Kosovës në luftë dhe në kohë paqe, transmeton Indeksonline.
“Sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë unë thash që përmbajtja është më e rëndësishme se afatet”, shtoi Kurti.
Ndryshe Grenell ka zhvilluar takime sot edhe me presidentin e vendit dhe me zyrtarë të tjerë institucionalë e politikë/Indeksonline/