Shqipëria niset drejt Turqisë, gati për sfidën e madhe
Shqipëria është nisur drejt Turqisë për ndeshjen kualifikuese për Euron 2020.
Kuqezinjtë nesër nga ora 20:45 do të luajnë kundër turqve në stadiumin “Sukru Saracoglu”, në Stamboll.
Shqipëria aktualisht është në vendin e katërt me 9 pikë, derisa Turqia është kryesuese e grupit me 15 pikë.
Një fitore do t’i hapte rrugën për kualifikim, derisa humbja e lë pa gjasa Shqipërinë. /IndeksOnline/