Brazili barazon ndaj Senegalit, dy yjet e Liverpoolit protagonist
Sot u zhvillua ndeshja miqësore ndërmjet Brazilit dhe Senegalit e cila u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1.
Për Brazilin realizoi Roberto Firmino qysh në minutën e 9-të kundër bashkëlojtarit të tij te Liverpool, Sadio Mane.
Senegali barazoi në fund të pjesës së parën nga penalltia ku realizoi Diedhiou, ndërsa në zonë u pengua Sadio Mane./Indeksonline/