I ngacmon gruan, burri nga Fushë Kosova e detyron të paguaj 2 mijë euro
Një person nga Fushë Kosova e ka detyruar një mashkull t’ia jap 2 mijë euro si kompensim , pasi i njëjti kinse kishte ngacmuar bashkëshorten e tij, raporton IndeksOnline.
Rasti ka ndodhur të enjten, njofton Policia.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë 01.10.2019 – 14:00. Me 10.10.2019 nga ankuesi mashkull K/Shqiptar është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar e ka detyruar viktimën t’ia japë 2000 euro si kompensim, pasi i njëjti kinse kishte ngacmuar bashkëshorten e tij. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”./IndeksOnline/