Numri i saktë i shikuesve në miqësoren ndaj Gjibraltarit
Kosova shënoi fitore ndaj Gjibraltarit në miqësore me rezultat minimal 1:0. “Dardanët” dominuan tërësisht ndeshjen, ndonëse munguan golat e tjerë
Florent Hasani shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje në minutën 68-të duke hapur llogarin e tij me ekipin kombëtar.
Edhe në këtë miqësore me një rival modest Dardanët mbushën tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri”.
Komentatori zyrtar i Përfaqësueses së Kosovës, Andin Lokaj pak minuta para fundit të sfidës, njoftoi edhe për numrin e saktë të tifozëve të pranishëm në stadium. 12,142 tifozë ishin të pranishëm në stadium që në fund i kënaqi vetëm fitorja e Kosovës, por jo edhe loja gjatë 90 minutave./Indeksonline