75 Mall Live Search
09:59 / E Premte, 11 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vdes personi që u aksidentua para tre ditësh në “Rrugën B” në Prishtinë

Një person ka vdekur në QKUK pas aksidentit që kishte pasur tre ditë më parë.

Rasti kishte ndodhur në Rrugën “B” në Prishtinë, raporton IndeksOnline.

Policia ka bërë të ditur se viktima është raportuar gjatë ditës së djeshme se ka ndërruar jetë, teksa ai kishte qenë në QKUK që nga 7 tetori.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rr. ‘B’, Prishtinë 07.10.2019 – 13:40. Me 10.10.2019 është raportuar se viktima i cili ishte i lënduar në aksident trafiku ka ndërruar jetë në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”./IndeksOnline/