75 Mall Live Search
12:42 / E Premte, 11 Tetor 2019 / indeksADMonline

Nisin “Ditët e Kulturës Shqiptare” në diasporë

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka filluar organizimin për “Ditët e Kulturës Shqiptare” në Diasporë.

Sipas MDIS, ky është një prej aktiviteteve më të rëndësishme të kësaj ministrie, ku përmes programeve dhe organizimeve kulturore artistike e letrare, promovohet dhe kultivohet gjuha dhe tradita shqiptare në botë.

“Ditët e Kulturës Shqiptare“ në Diasporë kanë nisur me një manifestim kulturor të mbajtur në Kroaci, saktësisht në Prefekturën e Pozhegës dhe Brodit. Ndërsa aktivitete të ngjashme do të këtë pothuajse në dy tërë muajin tetor dhe nëntor. MDIS organizon “Ditët e Kulturës Shqiptare” në 11 shtete të ndryshme përfshirë këtu Slloveninë Gjermanin, Austrinë, Italinë, Suedi, Kroaci, Turqi, Zvicër, Angli, SHBA dhe Kanada”, thuhet në komunikatë.