Situatë e keqe në familjen mbetërore, Harry dhe Meghan do të largohen nga Anglia
Aktualisht marrëdhënia mes familjes mbretërore me çiftin Harry-Meghan është shumë e acaruar dhe kjo për shkak të veprimit të fundit të Harry-t. Princi publikoi një letër akuze ndaj disa prej tabloidëve më të njohur britanikë, të cilët kanë sulmuar vazhdimisht Meghan-in, por situata u bë e padurueshme kur ata publikuan letrën që dukesha i kishte nisur të atit.
Familja mbretërore e kishte këshilluar Harry-n të priste për publikimin e letrës, por princi bëri të kundërtën. Për këtë arsye marrëdhënia mes çiftit Sussex dhe pjesës tjetër të familjes është shumë e acaruar. Madje, sipas korrespondetit mbretëror të Daily Express, Richard Palmer, asnjë nga pjesëtarët e familjes mbretërore nuk e mbështet më Harry-n dhe Meghan-in, pasi ndihen të turpëruar nga ata, përcjellë Indeksonline.
Nobody in the Royal Family or the Royal Household is supporting Harry and Meghan at the moment. Even the couple’s aides seem embarrassed by their actions. William, who dropped his brother like a ton of hot bricks earlier this year, and Charles have distanced themselves.
— Richard Palmer (@RoyalReporter) October 7, 2019
Së fundmi, një burim për Us Weekly ka bërë të ditur se, për shkak të kësaj situate, Harry dhe Meghan po mendojnë të largohen nga Anglia për t’u zhvendosur në Kanada. Nuk e dimë për Harry-n, por për Meghan-in jetesa në Kanada nuk është diçka e re, pasi ajo ka jetuar në Toronto gjatë xhirimeve të serialit “Suits”.

Ndoshta në të ardhmen marrëdhënia e çiftit me pjesën tjetër të familjes do të përmirësohet, por tani për tani ata po mendojnë të distancohen./Indeksonline/