75 Mall Live Search
16:09 / E Premte, 11 Tetor 2019 / indeksADMonline

Lirohet Curri

Ismet Osmanit të njohur si Curri është liruar sot nga paraburgimi

Nga Prokuroria Themelore kanë konfirmuar se i njejti është liruar me kaucion. Rastin e ka konfirmuar edhe avokati i tij Alban Arifi.

“U liru para burgimi kanë pushu shkaqet e arrestimit është liruar me kaucion”, ka thënë i njejti.

“Ju është ndërruar prej paraburgimit në masë me kaucion”, kanë thënë nga prokuroria.

Ismet Osmani – Curri, bashkë me disa persona të tjerë dyshohet për veprën penale të fajdes.

Ata u arrestuan kohë më parë nga Policia e Kosovës.