Zëdhenësi për media i LDK-së: Nuk ka pezullim të diskutimeve mes grupeve punuese
Zëdhënesi për media i subjektit politik LDK, Besian Mustafa përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk ka pezullim të diskutimeve mes dy subjektve LDK dhe LVV.
Ai tha se diskutimet mes grupeve punuese po vazhdojnë punën për përfarim të programeve, shkruan Indeksonline.
Ndërsa, për bashkëqeverisje ai tha se diskutimet do të vazhdojnë pas certifikimit të rezultateve.
Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Besian Mustafës:
S Q A R I M
Nuk ka pezullim të diskutimeve!
Po vazhdojnë diskutimet mes grupeve punuese të LDK-së dhe LVV-së për përafrim të programeve tona. Diskutimet në nivel politik për bashkëqeverisjen LDK-LVV vazhdojnë pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja.
