75 Mall Live Search
22:31 / E Premte, 11 Tetor 2019 / indeksADMonline

Justin Bieber dëshiron të shes shtëpinë e tij dhe këtë bën përmes Instagram-it

Justin Bieber pas martesë me Hailey tani është fokusuar dikund tjetër.

Këngëtari kanadez është i interesuar të shes shtëpinë e tij luksoze në Beverly Hill dhe këtë e ka bërë përmes Instagramit, shkruan Indeksonline.

Fansat e Bieber u befasuar kur ai morri faqen e tij zyrtare në Instagram ku ndiqet nga më shumë se 119 milionë ndjekës duke ofruar shtëpinë e tij për shitje.

“Unë mendoj se dua të shes shtëpinë time në Beverly Hills, cili e dëshironi atë,” shkroi Bieber postuar me një foto ku shfaqet një pjesë e shtëpisë.

Justin një tjetër postim, shkruan: “ Energji në shtëpi, por dua ta shes atë. Unë mendoj se dikush është i interesuar?”.

Nuk dihet nëse 25 vjeçari është vërtetë i interesuar ta shes atë, por një gjë është e sigurt, ofertat nuk do i mungojnë./Indeksonline/