75 Mall Live Search
23:16 / E Premte, 11 Tetor 2019 / indeksADMonline

Shikoni gjuajtjen “raketë” të Aro Muric gjatë stërvitjeve

Portieri i kombëtares sonë e ka dëshmuar shumë herë që është me të vërtet i pazavendësueshëm në portë mirëpo kësaj radhe e tregoi veten edhe nga gjuajtjet e lira.

Ai shënoi një gol fantastik gjatë stërvitjeve, një gol që ishte i pandalshëm e të cilin mund ta kemi parë të shënohet nga lojtarët më të mirë në botë, shkruan Indeksonline.

Po ashtu Aro sonte vazhdoi stërvitjet e tij së bashku me Visar Bekaj për t’u përgaditur kështu për ndeshjen kundër Malit të zi.

Kosova të hënen do ta pres Malin e zi në “Fadil Vokrri” ndeshje e vlefshme për kualifikimet Euro 2020./Indeksonline/.