75 Mall Live Search
23:51 / E Premte, 11 Tetor 2019 / indeksADMonline

Lajm i hidhur, i vdes babai Avdullah Hotit

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avduallah Hoti përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se i ka vdekur babai, Halim Hoti.

Ai ka treguar se varrimi bëhet nesër nga ora 12:00 në fshatin Ratkoc, shkruan Indeksonline.

“Te dashur miq,

E ndjej te nevojshme, qe ne emer te familjes tone, t’ju njoftoj se sonte u nda nga ne baba jone Halimi. Varrimi behet te shtunen, 12 tetor, ne oren 12:00, ne varrezat e fshatit Ratkoc.”, ka shkruar ai në postimin e tij.