75 Mall Live Search
10:00 / E Shtunë, 12 Tetor 2019 / indeksADMonline

Konfirmon Policia e Pejës: Jemi në bastisje të Tregut të Automjeteve në Raushiq

Xhevat Ibra – Zëdhënës i Policisë Rajonale ka konfirmuar për ‘RADIO 1’ se Efektivët policor të Rajonit të Pejës në bashkëpunim edhe me Doganën e Kosovës po zhvillojnë një aksion të gjërë në Tregun e Automjeteve në Raushiq të Pejës.

Ibra tha se një operacion i tillë është i planifikuar kohë më parë dhe se ka ardhur si rezultat i nevojës për disa verifikime për nevojat policore në zbatim të rendit dhe ligjit.

Zëdhënësi Ibra konfirmoi edhe përdorimin e Dronëve në këtë operacion.