Shkroi historinë me Leicesterin, ja cilin ekip do ta drejtojë tash Ranieri
Claudio Ranieri shkroi historinë me Leicesterin duke e fituar titullin e Premierligës dhe duke lënë mbrapa 6 superekipet angleze.
Megjithatë, viti tjetër nuk shkoi si duhet për italianin i cili u shkarkua nga pozita e trajnerit te klubi anglez duke kaluar një vit te Nantes, pastaj te Fulham.
Tash, Claudio Ranieri u zyrtarizua si trajneri më i ri i ekipit italian, Sampdoria./Indeksonline/