Italia vazhdon serinë e fitoreve në kualifikime, Spanja ndalet nga Norvegjia
Italia ka shënuar fitoren e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.
“Azurët” mposhtën 2:0 Greqinë me golat e Jorginhos nga pika e bardhë dhe Bernardeschit.
Në anën tjetër, Spanja u ndal me barazim 1:1 në minutën e fundit të takimit nga Norvegjia.
Fillimisht, në fillim të pjesës së dytë, Niguez kaloi “Stuhinë e kuqe” në epërsi me një supergol, ndërsa në minutën e fundit Joshua King realizoi nga penallti për epilogun përfundimtar të ndeshjes./Indeksonline/