Policia deklarohet për mjetin shpërthyes në Pejë, po presin njësitin për deminim
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar për Indeksonline gjetjen e një mjeti shpërthyes.
Rugova në një prononcim për Indeksonline deklaroi se rreth orës 18:10 minuta janë informuar se në rrugën ‘Jeton Dedushaj’ në Pejë gjendet një mjet shpërthyes.
“Policia ka marrë masat e nevojshme nga njësitet relevante dhe ka bllokuar rrugën ku edhe gjendet mjeti shpërthyes”, tha ai.
Gjithashtu Rugova shtoi se janë në pritje të njësisë për deminim të mjetit shpërthyes./Indeksonline/