Nëna me 2 djemtë pëson aksident të rëndë, operatori i “BMW”-së thërret ndihmën e shpejtë!
Një tinejxher ka pësuar lëndime të tmerrshme pas një aksidenti që ka pësuar së bashku me nënën e tij.
Mama Claire Duke, 40 vjeçe, humbi kontrollin kur ajo u drejtua poshtë një kodre duke u përplasur me një mur.
Duket se në makinë ishte së bashku me dy djemtë e saj, Bradley dhe Hayden.

Bredleyn e zuri paniku me ç’rast edhe e largoi rripin e sigurimit duke pësuar fraktura shkatërruese të kafkës dhe shpinës, shkruan “The Sun”, transmeton Indeksonline.

Por, pas gjithë këtij tmerri ndodhi një gjë jo shumë e zakonshme. Një karakteristikë e veturave të tipit “BMW”, është se në raste të aksidentit, qendra e telefonisë së firmës paralajmërojnë qendrën kur vendoset çanta ajrore në makinë.

Një operator telefonon shoferin duke përdorur kartën sim në makinë dhe nëse nuk ka përgjigje, ata paralajmërojnë shërbimet e urgjencës dhe kalojnë në vendndodhjen e makinës, e gjithë kjo nga komandat e “BMW”.
Claire ishte pa ndjenja, kështu që ajo nuk u përgjigj – dhe pak më vonë, dëgjoi operatorin e BMW-së duke thënë: “Ne e dimë se ku je dhe ndihma është në rrugën ku ju jeni”.

Bradley ishte në një gjendje kritike, por paramedikët ishin në gjendje ta stabilizonin atë në vendin e ngjarjes.
Ai u vendos në një gjendje kome të induktuar dhe kreu operacione urgjente në kokë.
Ai kaloi muaj me radhë duke mësuar aftësitë themelore siç janë leximi dhe shkrimi dhe ende po mundohet të rimarrë më shumë se dy vjet pas goditjes./Indeksonline/
