Spitali i Përgjithshëm i Pejës furnizohet me pelet për dimër, i kushton gati 120 mijë euro
Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka kurorëzuar kontratën e radhës për këtë vit.
Furnizimi me pelet, nuk është se i ka kushtuar edhe pak.
Ani pse vlera e përgjithshme ka qenë e parashikuar 104.200,00 euro, e njëjta është arritur të kurorëzohet për 119.830,00 euro, shkruan Indeksonline.
Në kontraten e publikuar nga prokurimi, bëhet e ditur se tenderi me çmimin më të lartë ka qenë 122.956,00 euro.
Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik N.T.P “Gresa- Comerce”.
Tutje, përshkrimo i shkurtër i lëndës së kontratës thotë: Furnizimi me pelet, kontrata ka të bejë me furnizimin dhe zbrazjen e peletit në rezervarin e Spitalit nga një OE i cili mirret me ketë veprimtari”.
Kohëzgjatja e kontratës publike kornizë është bërë për 12 muaj. /Indeksonline/