75 Mall Live Search
10:49 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Si mund të kualifikohet Kosova në Euron 2020?

Fitorja e Çekisë ndaj Anglisë i ka prishur paksa punë Kosovës për kualifikim në Euron 2020.

Tashmë kur kemi edhe tri ndeshje deri në fund, “Dardanët” janë katër pikë pas Republikës Çeke dhe Anglisë, shkruan Indeksonline.

Por Kosova ka ende gjasa pasi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe lojën e drejtpërdrejtë me Çekinë.

Më poshtë janë gjashtë kombinime si mund të kualifikohet Kosova në Euron 2020.

1. Kosova fiton ndaj Malit të Zi, Çekisë dhe Anglisë.

2. Kosova fiton ndaj Malit të Zi, barazon me Çekinë dhe Anglinë. Bullgaria e mposhtë Çekinë.

3.  Kosova fiton ndaj Malit të Zi, fiton ndaj Çekisë dhe barazon me Anglinë.

4. Kosova fiton ndaj Malit të Zi dhe Çekisë, humb ndaj Anglisë. Çekia barazon apo humb me Bullgarinë.

5.  Kosova barazon ndaj Malit të Zi, fiton me Çekinë dhe barazon me Anglinë – Bullgaria barazon me Çekinë.

6.  Kosova humb ndaj Malit të Zi, fiton me Çekinë dhe barazon me Anglinë. Bullgaria e mposhtë Çekinë.