Bie në pranga një person, në Viti, kanos gruan duke i thënë se do e digjte edhe shtëpinë
Një person i dyshuar është arrestuar në Viti. Arestimi është bërë pasi ai pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten kishte demoluar orenditë dhe gjësende të ndryshme në shtëpi dhe kishte kanosur atë se do ta digjte edhe shtëpinë, transmeton Indeksonline.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/