Tayna, artistja e parë shqiptare, në ballinën e revistës së njohur gjermane
Sukseset e reperes së njohur shqiptare, Tayna, nuk kanë të ndalur, tashmë duke kaluar kufijtë e trojeve shqiptare, shkruan Indeksonline. 
Për sukseset që po korrë reperja, tanimë po shkruajnë edhe mediat ndërkombëtare. 
Kohët e fundit, Tayna ka arritur që të “pushtojë”  ballinën e revistës gjermane “Life” për muajin tetor.
E këtë sukses ajo e ka ndarë me fansat në llogarinë e saj në Instagram. 
Revista gjermane “Life” në llogarinë e saj në Instagram ka shkruar : “Ballina e revistës “Life”, për tetor të vitit 2019 me reperen më të mirë të momentit Tayna.  Artistja e parë shqiptare në ballinën e një reviste gjermane! “ /Indeksonline/ 


