75 Mall Live Search
14:32 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dragusha: Jemi shumë më lartë se Mali i Zi, duhet ta kemi këtë gjë parasysh

Kosova sot luan në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Malit të Zi në ndeshjen e vlefshme për grupin A të kualifikimeve për Euron 2020.

“Dardanët” janë favoritë absolut në këtë përballje dhe janë brenda mundësive për kualifikim, ndërsa kundërshtarët në Prishtinë vijnë vetëm për statistika.

Ish-futbollisti dhe analisti i njohur, Muhamed Dragusha, në një prononcim për Indeksonlinen ka thënë  se kundërshtari nuk është i barabartë me Kosovën dhe cilësia qëndron në anën tonë.

Kosova sot shpresojmë të fitoj pasi të gjitha elementet flasin për ne, forma, cilësia e lojtarëve, kualiteti dhe atdhedashuria për ta dhënë maksimumin nuk mungon ne asnjë ndeshje“, ka thënë Dragusha.

Mali i Zi nuk është kundërshtar i barabartë me ne pasi grupi aktual që posedojnë dhe rezultatet e fundit tregojnë se ne jemi shume më lartë dhe jemi favorit për ta fituar ketë ndeshje“.

Ai ka thënë se lojtarët e Kosovës sot duhen të jenë të qetë dhe ta menaxhojnë mirë anën psikologjike.

Sot ana psikologjike tek lojtaret tanë duhet të jetë e qetë dhe mirë e menaxhuar dhe duhet motiv i lartë qe të luftohet deri në fund pasi ata do te mbrohen e ne duhet të ndërtojmë dhe me qetësi të menaxhojmë situatat para golit“, përfundoi Muhamet Dragusha.

Kosova aktualisht është në pozitën e tretë në grupin A me 8 pikë, 4 më pak se Anglia dhe Çekia që kanë nga 12-të.

Pas Malit të Zi, në muajin nëntor, “Dardanët” janë mysafirë të Republikës Çeke dhe e presin në Prishtinë Anglinë. /IndeksOnline/