“Mendova se do të vdisja”: Kim Kardashian tregon tmerrin që përjetoi, në Paris
Kim Kardashian në tetor të vitit 2016, në Paris, u përball me një grabitje të armatosur, ku asaj iu vodhën bizhuteri në vlerë të 10 milionë dollarëve, transmeton Indeksonline.
Ylli i “KUWTK”, tha se ajo e kuptoi peshën e të qenët e famshme, kur hajdutët francezë e spiunuan në rrjetet e saj sociale, duke u informuar rreth unazës së saj me diamantë 20 karatësh.
Policia franceze për këtë grabitje arrestoi 10 burra.
Duke folur për “E! True Hollywood Story” ajo kujtojë se kanë qenë 10 minuta që ia kanë ndryshuar tërë jetën.

Ajo kujton momentet e grabitjes që i kishte dhënë asaj frikën më të madhe në jetën e saj.
“Ata mbështollën gojën dhe sytë e mi, më lidhën dhe vazhduan me të m’i vidhnin bizhuteritë”, ka thënë Kim.
“Në ato momente ju jeni në ankth, mendoni se ata do t’ju qëllojnë dhe do t’ju vrasin, ata 10 minuta ishin me të vërtetë më të rrezikshmet në gjithë jetën time” , tha ndër të tjera ajo.

Burrat thuhet se vodhën 10 milionë dollarë bizhuteri dhe ikën nga ndërtesa ku po qëndronte Kimi. /Indeksonline/
