75 Mall Live Search
23:57 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Jahjaga: Lojë e paharrueshme e Kombëtares sonë, gol pas goli!

Ish- presidentja e vendit, Atifete Jahjaga duket të jetë një tifoze e madhe e futbollit.

Jahjaga nga afër ka përcjellur edhe sonte ndjeshjen mes Kosovës dhe Malit të Zi, shkruan Indeksonline.

Nga ana e saj, ajo ka thurrur lavde për kombëtaren, duke theksuar se janë krenaria e shtetit.

Shkrimi i saj i plotë:

Fitore! Shpirt luftarak! Punë e shkëlqyeshme ekipore! Ekipi ynë kombëtar në futboll po vazhdon me hapa të sigurt, gol pas goli, rrugëtimin drejt Kampionatit Evropian 2020. Fitorja 2: 0 ndaj Malit të Zi erdhi në një atmosferë të zjarrtë e cila mbizotëroi sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Lojë e paharrueshme! Kombëtarja jonë, krenaria jonë. Bravo djema!