Trajtimi i tmerrshëm që po u bëhet majmunëve dhe disa kafshëve të tjera, në një laborator, në Gjermani
Të kapur me pazmore metalike dhe të mbajtur në kontejnerë të vogël shihen disa majmunë , të cilët janë xhiruar teksa mbahen në një laborator gjerman.
Ata u zbuluan nga aktivistët për të drejtat e kafshëve dhe kanë nxitur thirrje për një ndryshm të ligjeve në Bashkimin Evropian, lidhur me trajtimin e tyre.
Ka edhe mace dhe qen që duket se janë gjakosur pas testimit të toksicitetit në laboratorin që është në Mienenbuttel, transmeton Indeksonline.
Xhirimet u kryen fshehtësi, ku tregon gjendjen e majmunëve, maceve dhe lepujve të shumtë në këtë laborator.
Madje njëri prej majmunëve duket sikur bërtet për ndihmë teksa po përballej me kushtet e tmerrshme ne atë laborator.
Punëtorët thanë se kafshët mbaheshin në kushte të tmerrshme, u jepnin kapsula dhe liheshin të vuanin e gjakoseshin./Indeksonline/