75 Mall Live Search
12:46 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

39 aksidente trafiku gjatë 24-orëve, në Kosovë

Përgjatë 24 orëve kanë ndodhur gjithësej 39 aksidente trafiku në rrugët e Kosovës.

Sipas raportit të policisë thuhet se prej 39 aksidenteve 14 prej tyre kanë përfunduar me të lënduar dhe 25 të tjera vetëm me dëme materiale.

Gjatë kësaj kohe janë bërë edhe 14 arrestime, 6 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 2 prej tyre në vuajtje dënimi.

Ndërsa  gjatë kësaj kohe janë shqiptuar edhe 1.379 tiketa për shkelje në trafik./Indeksonline/