75 Mall Live Search
13:11 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vuçiqi tallet me situatën e zyrtarëve të KQZ-së, thotë se nuk e ka ditur se ekziston një helm etnik!

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot me ambasadorin rus Aleksander Bocan-Kharchenko.

Gjatë këtij takimi, Vuçiqi ka komentuar çështjen e helmimit të zyrtarëve të KQZ-së nga zarfet ku votat po vinin nga Serbia.

Ai tha se është i shqetësuar për atmosferën në Kosovë pas zgjedhjeve. Dhe vazhdoi të tallej me situatën në Kosovë, duke thënë se nuk e ka ditur se ekziston një helm etnik.

“Insistoj në një hetim gjithëpërfshirës dhe ndëshkimin e gënjeshtarëve dhe mashtruesve që organizuan këtë veprim të turpshëm”, tha ai, transmeton Indeksonline.

Duhet shtuar se 11 zyrtarë të KQZ-së vazhdojnë të jenë të shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK pas helmimit që patën si pasojë e zarfeve./Indeksonline/