Një gjerman feston 114- vjetorin!
Personi që konsiderohet njeriu më i moshuar në Gjermani festoi sot ditëlindjen e tij të 114-të.
Kryetari i bashkisë së qytetit, Bernd Poloski, vizitoi Gustav Gernethin në shtëpinë e tij në qytetin verilindor të Havelbergut duke ia përcjellë urimet më të mira nga politikanët.
Ai i dha të moshuarit një buqetë me lule dhe me ëmbëlsirat e pëlqyera.
“Ai ende i pëlqen ëmbëlsirat dhe futbollin”, theksoi Poloski.
Ashtu si vitet e kaluara, Gernethi e kaloi ditëlindjen vetëm me një grup të vogël njerëzish.
Gernethi ka punuar si makinist dhe lindi më 15 tetor 1905, në qytetin e sotëm polak, Szczecin./atsh