Arrestohet një nxënës për përdorim të sprejit në klasë, lëndohen 11 nxënës
Është arrestuar një nxënës i një shkolle në Mitrovicë mbi dyshimin se kishte hedhur një sasi spreji të rrezikshëm ku edhe janë lënduar 11 nxënës nga klasa e tij.
Arrestimi i të miturit është bërë nga ana e hetuesve policorë , mbi dyshimet e arsyeshme dhe provat e siguruara se sot rreth orës 9:30, derisa i dyshuari ndodhej në shkollë brenda në klasën e mësimit kishte hedhur një sasi spreji ku si pasojë 11 nxënës të kësaj klase kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë
Pas tretmanit të marrë në spital nxënësit janë liruar. Ndërsa në cilësi të provës materiale nga i dyshuari është sekuestruar spreji të cilin dyshohet se e ka përdorur.
Pas procedurave të nevojshme intervistuese, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm./Indeksonline/